Politike

Tërmetet/ “Sakrifica” e Elva Margaritit, ministrja ngjitet majë çatisë, e shoqëron Shkreli (FOTO)

27 Shtator 2019, 06:07 Nga DOSJA
Tërmetet/ “Sakrifica” e Elva Margaritit, ministrja ngjitet

Tiranë- Fundjavën e kaluar vendi u trondit nga disa lëkundje të forta toke, tërmete. Pas kësaj nuk janë të pakta dëmet materiale që shkaktuan lëvizjet e tokës. Një nga godinat më të prekura në Tiranë është Fakulteti i Gjeologji-Minierave, i cili është vizituar edhe së fundmi nga ministrja Elva Margariti.

Së bashku me zv. Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ajo ka vizituar Fakultetin e Gjeologj-Minierave, për të parë nga afër dëmet në këtë fakultet, që në fakt nuk janë të pakta.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme në një moment ministrja hipën në çatinë e fakultetit për të evidentuar dëmet. Mesa duket Margariti nuk i ka problem lartësitë dhe e ka bërë një “sakrificë”.

Foto të ministres Margariti:

 

Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë të shtunën duke lënë pas më shumë se 110 persona të lëdnuar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht. Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elva margariti termet i forte ne shqiperi elva margariti termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll