Politike

Largimi i 250 mijë të rinjve/ Meta: Reflektim urgjent, ndalim shpopullimit të vendit

27 Shtator 2019, 07:51 Nga DOSJA
Largimi i 250 mijë të rinjve/ Meta: Reflektim urgjent, ndalim

Tiranë- “Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent”. Me këtë deklaratë e ka nisur ditën sot presidenti i vendit Ilir Meta, pas publikimit të lajmit se 285 mijë shqiptarë  po planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim. Në shkrimin e Monitor.al  theksohet se 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj.

“26 për qind kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani , 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera. Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojmë zëmë rekord, me 40% të të rinjve që preferojnë të largohen nga vendi (shih grafikun).”, thuhet në shkrim.

Studimi për edukimin e të rinjve vë në dukje se vala e emigracionit ndër të rinj ka nisur rënien në shumë vende të Europës Juglindore, por ai mbetet i lartë në rajonin e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 285 mijë të rinj planifikojnë të ikin ilir meta 285 mijë të rinj planifikojnë të ikin ilir meta

Sondazh

Poll