Politike

Gjermania i dha “OK” Shqipërisë, Meta: Urgjent të zgjidhim krizën, urime Maqedonisë

26 Shtator 2019, 20:24 Nga DOSJA
Gjermania i dha “OK” Shqipërisë, Meta: Urgjent të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Gjermania i hapi rrugën Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në një status në rrjetet sociale, Meta ka uruar Maqedoninë, për të cilën thekson se e ka arritur “ok”, pa kushte dhe jo si Shqipëria.

Presidenti Meta shkruan më pas se Shqipëria duhet urgjentisht të zgjidhë krizën politike.

“Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!??????
Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!
Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.
Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!
Urime Maqedonisë së Veriut!”– shkruan Meta.

Mbrëmjen e sotme Bundestagu i dha “OK” Shqipërisë në lidhje me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Nëntë kushtet e vendosura më parë vijojnë të jenë aktive. Ndërkohë Maqedonisë së Veriut iu hapën negociatat pa kushte.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjermania ok shqiperise ilir meta gjermania ok shqiperise ilir meta

Sondazh

Poll