Politike

Vendim i Bundestagut, Hahn: Shumë i mirëpritur, njohja e progresit konkret është thelbësor

26 Shtator 2019, 20:19 Nga DOSJA
Vendim i Bundestagut, Hahn: Shumë i mirëpritur, njohja e progresit

GJERMANI- Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn, ka reaguar pas vendimit të Bundestagut gjerman për t’i hapur rrugën integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Hahn shkruan në rrjetet sociale se është shumë i mirëpritur ky vendim i Bundestagut, duke shtuar se njohja e progresit konkret është thelbësor si nxitje për reformat.

Shumë i mirëpritur votimi i sotëm në Bundestagun gjerman në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësor, si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE”, shprehet Hahn.

Sot është mbledhur Bundestagu dhe ka marrë vendimin për Shqipërinë. Gjermnaia i ka dhënë “OK” vendit tonë në lidhje me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, por nëntë kushtet mbeten aktive.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bundestagu kundër shqipërisë gjermania ok shqiperise johanes hahn bundestagu kundër shqipërisë gjermania ok shqiperise johanes hahn

Sondazh

Poll