Politike

Rudina Hajdari injoron incidentin në Shkodër: Goditje nën brez, më shumë nder më bëri se sa dëm

26 Shtator 2019, 20:51 Nga DOSJA
Rudina Hajdari injoron incidentin në Shkodër: Goditje nën brez,

TIRANË– Tre javë pasi premtoi se do të niste komunikimin me shqiptarët, Rudina Hajdari zhvilloi një takim me të rinjtë e shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Pikërisht për këtë shkollë deputetja kishte ofruar më herët rrogën e saj për dëmtimet që u shkaktuan nga zjarri i ndezur pak ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit pasi ambientet po përdoreshin si KZAZ.

Por kur Hajdari mori fjalën, ajo u ndërpre nga njëri prej të rinjve. Ai e akuzoi se përfaqësonte Kryeministrin Edi Rama.

I pyetur në emisionin Opinion, për këtë ngjarje deputetja deklaroi: Ishte një gjë që kaloi, më shumë nder më bëri se sa më dëmtoi.  Goditje nënë brez që ju e dini mirë.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike incidenti i rudina hajdarit incidenti i rudina hajdarit

Sondazh

Poll