Bota

Polonia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen e prodhimit të municioneve

Dy dokumentet u nënshkruan në prani të Zelenskyy dhe Morawiecki.

5 Prill 2023, 19:37 Nga a.l
Polonia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen e prodhimit të
Volodymyr Zelenskyy dhe Mateusz Morawiecki

POLONI- Polonia dhe Ukraina kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta dhe një marrëveshje për prodhimin e përbashkët të municioneve tankesh. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, takoi kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki, gjatë vizitës së tij zyrtare në Varshavë të mërkurën, shkruajnë mediat e huaja. 

Polonia dhe Ukraina ranë dakord të bashkëpunojnë në rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të luftës me Rusinë dhe, ndërkohë, të prodhojnë së bashku predha tankesh të kalibrit 125 mm që Ukraina ka nevojë për të luftuar pushtimin rus. Dy dokumentet u nënshkruan në prani të Zelenskyy dhe Morawiecki.

Më herët gjatë ditës, Zelenskyy zhvilloi bisedime me homologun e tij polak, Andrzej Duda.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll