Bota

Arrestimi i gazetarit amerikan në Rusi/ Ministria e Jashtme ruse: Çështja po zgjidhet

Ministria e Jashtme ruse tha se çështja për gazetarin e arrestuar të The Wall Street Journal është duke u zgjidhur.

5 Prill 2023, 18:17 Nga a.l
Arrestimi i gazetarit amerikan në Rusi/ Ministria e Jashtme ruse:
Evan Gershkovich

RUSI- Ministria e Jashtme ruse tha se çështja për gazetarin e arrestuar të The Wall Street Journal është duke u zgjidhur.

“Është marrë në konsideratë çështja e qasjes konsullore. Po zgjidhet duke marrë parasysh praktikën ekzistuese konsullore dhe legjislacionin rus”, tha Maria Zakharova, një zëdhënëse, gjatë një konference për shtyp.

Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë mundur të vizitojnë Gershkoviçin, por avokatët e tij. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov për Gershkovich dhe Paul Whelan, një tjetër amerikan i arrestuar në Rusi, shkruajnë mediat e huaja. Sekretari bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Administrata Biden po përgatitet të deklarojë zyrtarisht Gershkoviçin si të arrestuar gabimisht në Rusi.

Gershkovich aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo deri më 29 maj. Ai rrezikon 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit. Është hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet me akuza nga Moska për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.

evan gershkoviç

Sondazh

Poll