Bota

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Ftesa e Ukrainës në takimin e NATO-s minon unitetin e aleancës

Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe qeveria e tij kanë qenë deri tani aleati më i afërt i Kremlinit brenda bllokut evropian. 

5 Prill 2023, 18:39 Nga a.l
Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Ftesa e Ukrainës në takimin
Peter Szjarto

HUNGARI- Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto deklaron se vendimi për të ftuar Ukrainën në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s minon parimin e unitetit të aleancës. 

Deklarata vjen pas një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të martën për të shënuar pranimin e Finlandës në NATO. Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba ishte i pranishëm në takim, pavarësisht se Ukraina nuk është aktualisht anëtare e NATO-s.   Hungaria ka deklaruar se është kundër përfshirjes së NATO-s në konflikt.  

Szijjarto tha se Hungaria shpreson se askush nuk do të vërë në dyshim vlefshmërinë e vendimit të mëparshëm të aleancës që deklaronte se NATO nuk do të ishte palë në luftën që po zhvillohet në vendin tonë fqinj, shkruan CNN. 

Gjithçka duhet bërë për të parandaluar një konflikt të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë”, shtoi ai.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe qeveria e tij kanë qenë deri tani aleati më i afërt i Kremlinit brenda bllokut evropian. Pasi Putin urdhëroi trupat ruse të pushtonin Ukrainën vitin e kaluar, Orbán ishte lideri më ngurrues i Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Shefi i shtabit të Orbanit në mars tha gjithashtu se Hungaria nuk do ta arrestonte presidentin rus Vladimir Putin nëse ai hynte në vend, pavarësisht se Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​një urdhër arresti  për të.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll