Bota

I akuzuar për rryshfet, oligarku rus vdes në rrethana misterioze në qelinë e tij

Një ditë para vdekjes së tij ekzekutivi kishte paraqitur ankesa kundër asaj që ai pretendonte se ishte një pretendim i padrejtë për ryshfet.

5 Prill 2023, 18:07 Nga a.l
I akuzuar për rryshfet, oligarku rus vdes në rrethana misterioze
Igor Shkurko

RUSI- Një shef i lartë i energjisë në Rusi është gjetur i vdekur në rrethana misterioze, pasi u akuzua për marrje ryshfeti. Trupi i Igor Shkurko, 49 vjeç, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë ruse të energjisë Yakutskenergo, u zbulua dje në qelinë e tij në një qendër paraburgimi në Yakutsk, një qytet port në Siberinë lindore, shkruan The Guardian. 

Një ditë para vdekjes së tij ekzekutivi kishte paraqitur ankesa kundër asaj që ai pretendonte se ishte një pretendim i padrejtë për ryshfet. Një varg vdekjesh të pashpjegueshme  të zyrtarëve të rangut të lartë të energjisë kanë ndodhur që nga fillimi i luftës së Vladimir Putin në Ukrainë, më shumë se 13 muaj më parë. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje se si vdiq Shkurko. Kompania e tij lëshoi ​​një deklaratë.

'Ne do ta kujtojmë atë si një person të hapur, mikpritës, me zemër të madhe dhe një sens të mirë humori, kreun e kujdesshëm të një familjeje të lidhur ngushtë', tha ai. 

Shkurko, i cili ishte një fitues i lartë, u akuzua se kishte kërkuar një ryshfet prej 5,000 £. Ai ishte anëtar i partisë politike pro-Putin, Rusia e Bashkuar, por anëtarësimi i tij u pezullua kur u ngrit akuza për ryshfet.

igor shkurko

Sondazh

Poll