Bota

Merr flakë Ministria e Mbrojtjes në Rusi

Zjarri u shua menjëherë, ndërsa nuk raportohet për viktima. 

5 Prill 2023, 19:32 Nga a.l
Merr flakë Ministria e Mbrojtjes në Rusi
Ministria e Mbrojtjes në Rusi

RUSI- Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se godina ndodhet në rrugën Znamenka, pranë Kremlinit.

Zjarri u shua menjëherë, ndërsa nuk raportohet për viktima. 

"Rreth orës 19:30 (16:30 GMT), në një nga ndërtesat administrative të ministrisë së mbrojtjes në Moskë, punonjësit e shërbimit zbuluan tym në ambiente. Zjarrfikësja dhe ministria e situatave emergjente dolën në vendngjarje," citon Interfax. thuhet në një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes.

Zjarri mbuloi një sipërfaqe prej 60 metrash katrorë (646 këmbë katrorë). Ministria e Mbrojtjes tha se aktualisht është duke përcaktuar shkakun e incidentit. 

rusi

Sondazh

Poll