Bota

Lukashenko mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin, në foks të bisedimeve LUFTA në Ukrainë

Të dy liderët do të diskutojnë përparimin e arritur në krijimin e Shtetit të Bashkimit Rusi-Bjellorusi.

5 Prill 2023, 19:27 Nga a.l
Lukashenko mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin,
Aleksandër Lukashenko

RUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka mbërritur në Moskë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan CNN.

Presidentët do të shqyrtojnë një gamë të gjerë çështjesh të marrëdhënieve bjelloruse-ruse, duke përfshirë ato që nuk janë objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Shtetit”, raportoi Belta.

Të dy liderët do të diskutojnë përparimin e arritur në krijimin e Shtetit të Bashkimit Rusi-Bjellorusi. Në ditën e dytë të vizitës së presidentit bjellorus në kryeqytetin rus, Lukashenko dhe Putin do të zhvillojnë bisedime mbi çështje aktuale dypalëshe dhe ndërkombëtare. Ndër çështjet dypalëshe është vendosja e armëve bërthamore taktike në tokën bjelloruse në kufirin me Poloninë.

Çështjet ndërkombëtare që do të diskutohen ka të ngjarë të përfshijnë luftën në Ukrainë dhe reagimin ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO, ngjarje e cila u përfundua dje.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll