Flet bullgari që iu falsifikuan dokumentet në kampionatin e Shkodrës: Nuk jam boksier, por futbollist
24 Shtator 2019, 18:06Nga DOSJA
TIRANË- Humbja e jetës së sportistit bullgar të shtunën e kaluar në Shkodër, Boris Stancov, ka nxjerrë zbuluar një rrjet të madh mashtrimi nga trajneri menaxheri dhe vetë me sa duket Unioni i Boksit Bullgar.
“Unë nuk jam boksier, nuk jam marrë ndonjëherë me boks por me futboll. Të gjitha dokumentat janë të falsifikuar, trajneri i tij i di të gjitha ai është fajtori kryesor”, ka thënë Isus Velickov.
Po kartën e identitetit si ja dhatë?
“Para se ai të nisej në Shqipëri e pyeta se për çfarë bëhej fjale, por ai me tha, vëlla me jep dokumentet e tua personale sa të luaj një ndeshje. I thashë nëse trajneri e dinte këtë gjë se nuk doja që të më ndodhte mua ndonjë problem dhe ai me tha se nëse do të ndodhte gjë do të jepte të dhënat e tij dhe jo të miat. Ai asnjëherë nuk ishte stërvitur për boks dhe nuk e di se si e kane regjistruar si boksier, vetëm Boris dhe trajneri i tij mund ta dinë këtë gjë. Nuk e kuptoj se përse trajneri erdhi menjëherë ne Bullgari dhe nuk qëndroi që ti përgjigjej pyetjeve të mediave në Shqipëri. Ai ka marre me vete edhe dokumentet personale te Borisit”, shprehet Isus Velickov.
Po për çfarë e bënte gjithë këtë gënjeshtër, për para?
“Me sa di ai nuk ka boksuar kurrë për para dhe nuk e di as se për çfarë shumë bëhej fjalë, as që do të shkonte në Shqipëri dhe as se për çfarë ndeshje bëhej fjalë. Ai më është lutur vetëm që të më merrte dokumentet personale dhe se nuk do të ndodhte asgjë e keqe. Asnjëherë nuk e kam ditur dhe aq më pak të kem marrë para kur ai paska luajtur me emrin tim. Ai nuk ka qenë boksier profesionist, vetëm stërvitej. Madje nuk kishte bërë ndeshje as ne ligen amatore, ndërsa tani paska shkuar në një ndeshje me profesionistë me dokumente të falsifikuara”, tha Isus Velickov.
SHKODËR- Një boksier bullgar ndërroi jetë në 21 shtator teksa ishte duke zhvilluar një ndeshje. Ai humbi papritur jetën në ring, në Pallatin e Sportit të S...
ITALI- Gjatë ceremonisë së FIFA-s mbrëmjen e djeshme ku u zgjodhën edhe lojtarët më të mirë të vitit, është parë që prezent ka qenë edhe Jurgen Klopp, i cili ës...
ITALI- Teksa u mbajt dje në Milano ceremonia gala e FIFA-s, për përzgjedhjen e futbollistit më të mirë, Rondaldo ka surprizuar duke mos marrë pjesë në këtë cer...
ITALI- Mbrëmjen e djeshme në teatrin “La Scala” të Milanos, u zhvillua ceremonia e çmimeve “The Best” të organizuar nga FIFA.Lionel Messi u shpall lojtar...
ITALI- Në “La Scala” të Milanos ceremonia e organizuar nga UEFA për çmimet “The Best”, e cila nderon lojtarët më të mirë në sezonin që lamë pas, por edhe...
FIFA ka ndërtuar formacionin më të mirë të vitit që lamë pas. Në mbrëmjen që organizmi më i madh botëror i futbollit organizon për ceremoninë “The Best” ditën e...
Angli -Pas falimentimit dhe shpalljes se likuidimit të Thomas Cook, njerëzit presin në agoni nëse biletat që kanë blerë për ndeshjet e Championsit të këtij viti...