Bota

FOTOLAJM/ Jakup Krasniqi paraqitet në Hagë me kravatë me shqiponjën dykrenare

Detaji që bie në sy është kravata me shqiponjën dykrenare, të cilën kishte vendosur Krasniqi.

5 Prill 2023, 11:58 Nga f.i
FOTOLAJM/ Jakup Krasniqi paraqitet në Hagë me kravatë me
Jakup Krasniqi

HAGË- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi,është paraqitur sot me kravatë me shqiponjën dykrenare në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në ditën e tretë e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi iu drejtua trupit gjykues duke thënë se nuk ka kryer ndonjë krim, as "para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës". Përveç fjalimit të tij prekës dhe deklaratave të qarta vëmendje ka tërhequr dhe paraqitja e tij në gjykatë. Detaji që bie në sy është kravata me shqiponjën dykrenare, të cilën kishte vendosur Krasniqi.

FOTOLAJM/ Jakup Krasniqi paraqitet në Hagë me kravatë me

kosove ne hage

Sondazh

Poll