Bota

Gjyqi në Hagë/ Krasniqi: Absurde akuza për persekutimin e anëtarëve të LDK-së

Jakup Krasniqi i ka quajtur “absurde” akuzat se ai, së bashku me të akuzuarit e tjerë, kanë “persekutuar” anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç pretendon prokuroria.

5 Prill 2023, 11:17 Nga f.i
Gjyqi në Hagë/ Krasniqi: Absurde akuza për persekutimin e
Jakup Krasniqi

HAGË- Gjatë fjalës së tij Jakup Krasniqi i ka quajtur “absurde” akuzat se ai, së bashku me të akuzuarit e tjerë, kanë “persekutuar” anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç pretendon prokuroria.

“Është absurde që të akuzohen për persekutimin e anëtarëve të LDK-së. Unë vetë isha anëtar i LDK-së. Familjarët e mi, bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së”, tha ai.

“Vetëm një mendje e çoroditur do të mund të mendonte se jam pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi”,- shtoi ai./REL

kosove ne hage

Sondazh

Poll