Bota

Përfundon seanca ndaj Donald Trump, ish-Presidenti largohet nga salla e gjyqit

Po presim që ai të kthehet në shtëpinë e tij në Florida, ku pritet të flasë më vonë.

4 Prill 2023, 21:31 Nga I.A
Përfundon seanca ndaj Donald Trump, ish-Presidenti largohet nga salla e
Donald Trump

SHBA- Donald Trump është larguar nga salla e gjyqit në Manhatan. Ai nuk bëri asnjë deklaratë gjatë daljes nga salla e gjyqit. Pasi u largua nga salla e gjyqit, Trump u largua nga ndërtesa dhe u fut në autokolonën e tij të parkuar jashtë. Pritet që ai të kthehet në shtëpinë e tij në Florida, ku pritet të flasë më vonë.

Për çfarë akuzohet Trump?

Donald Trump doli para Gjykatës sot për manipulim pagesash. Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’./Dosja.al

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll