Bota

FOTO/ Në heshtje totale, Donald Trump hyn në sallën e gjyqit

Gjykimi i tij, para gjyqtarit Juan Manuel Merchan, do të fillojë së shpejti.

4 Prill 2023, 20:32 Nga I.A
FOTO/ Në heshtje totale, Donald Trump hyn në sallën e gjyqit
Donald Trump

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump ka hyrë në sallën e gjyqit në katin e 15-të të godinës së Gjykatave Penale Manhattan. Gjykimi i tij, para gjyqtarit Juan Manuel Merchan, do të fillojë së shpejti. Ai nuk ka thënë asgjë për mediat e mbledhura teksa ka hyrë në sallë.

Për çfarë akuzohet Trump?

Donald Trump doli para Gjykatës sot për manipulim pagesash. Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’./Dosja.al

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll