Bota

Emigrant nga Kolumbia, kush është gjyqtari që do të gjykojë Trump, njeriu që dënoi të besuarin e ish-Presidentit

Merchan ka dënuar me burg të besuarin e ngushtë të Trump, Allen Weisselberg, ka kryesuar gjyqin e mashtrimit tatimor të Organizatës Trump dhe ka mbikëqyrur çështjen e mashtrimit kriminal të ish-këshilltarit Steve Bannon.

4 Prill 2023, 19:24 Nga I.A
Emigrant nga Kolumbia, kush është gjyqtari që do të
Juan Manuel Merchan

SHBA- Kur Donald Trump u fut në sallën e gjyqit të Gjykatës së Manhatanit, u përball me një gjykatës me përvojë, i cili nuk është i panjohur për ish-presidentin. Çështjen e Trump do e gjykojë Juan Manuel Merchan. Merchan ka dënuar me burg të besuarin e ngushtë të Trump, Allen Weisselberg, ka kryesuar gjyqin e mashtrimit tatimor të Organizatës Trump dhe ka mbikëqyrur çështjen e mashtrimit të ish-këshilltarit Steve Bannon. Por akuza historike e Trump do të jetë ndoshta çështja më e lartë deri më sot e Merchan. Merchan është përshkruar nga vëzhguesit si një gjyqtar i ashpër, por gjithashtu i drejtë, pavarësisht se kush është para tij.

Merchan mori çështjen e Trump për shkak të një rotacioni në të cilin gjyqtarët caktohen për të mbikëqyrur juritë e mëdha dhe çdo rast që del prej tyre. Sot Trump sulmoi gjyqtarin dhe familjen e tij duke pretenduar se ata e njohin personalisht dhe e urrejnë atë dhe duke pretenduar se gjyqi nuk do të ishte i drejtë për të.

Merchan gjithashtu trajton shpesh çështje financiare. I lindur në Kolumbi, Merchan emigroi në moshën 6-vjeçare dhe u rrit në New York City. Ai është anëtari i parë i familjes së tij që shkoi në kolegj dhe ndërkohë që vazhdonte shkollën juridike, punonte për të siguruar të ardhurat.

Merchan filloi karrierën e tij ligjore në 1994 si ndihmës avokat qarku në seksionin e gjykimit në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Manhattan. Ai ishte prokuror i Manhatanit dhe punoi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit përpara se kryetari i atëhershëm Michael Bloomberg ta emëronte atë si gjyqtar në vitin 2006. Tre vjet më vonë, Merchan u caktua gjyqtar në Gjykatën e Lartë të New York-ut. Merchan, vlerësohet gjithashtu nga kolegët e tij se ka ndihmuar në krijimin e Gjykatës së Shëndetit Mendor të Manhatanit, të cilën ai shpesh e kryeson dhe ku ai ka fituar një reputacion për vendimet e lehta që u japin të pandehurve shanse të dyta.

Për çfarë akuzohet Trump?

Donald Trump doli para Gjykatës sot për manipulim pagesash. Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’./Dosja.al

donald trump juan merchan donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll