Bota

FOTO/ Brenda gjykatës ku pritet të dal Trump, kufizohet numri i personave të pranishëm në godinë

Shërbimi sekret, oficerët e policisë dhe disa anëtarë të zgjedhur të medias qëndrojnë brenda, duke pritur që Trump të hyjë në sallën e gjyqit.

4 Prill 2023, 20:12 Nga I.A
FOTO/ Brenda gjykatës ku pritet të dal Trump, kufizohet numri i
Gjykata

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump po kalon procesin formal të arrestimit, ka një numër të kufizuar personash në katin e 15-të të gjykatës ku ai do të gjykohet. Shërbimi sekret, oficerët e policisë dhe disa anëtarë të zgjedhur të medias qëndrojnë brenda, duke pritur që Trump të hyjë në sallën e gjyqit. Ai pritet të bëjë një deklaratë të shkurtër para se të hyjë rreth orës lokale 14:15.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Sot ai mund të arrestohet./Dosja.al

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll