Bota

Mesazhi i fundit i Trump: Duket kaq sureale, nuk po më besohet kjo që po ndodh

Me anë të një postimi të shkurtër në Truth Social, Trump shkroi se kjo që po ndodh ishte sureale.

4 Prill 2023, 20:03 Nga I.A

Mesazhi i fundit i Trump: Duket kaq sureale, nuk po më besohet kjo që

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump postoi në Truth Social teksa ishte rrugës për në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit dhe gjykatës përpara akuzës së tij. Me anë të një postimi të shkurtër në Truth Social, Trump shkroi se kjo që po ndodh ishte sureale. Po ashtu, Trump shtoi se nuk besohet kjo që po ndodh sot në SHBA.

"Duke u nisur për në Manhatanin e Poshtëm, në Gjykatën. Duket kaq SUREAL - ëOë, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë. MAGA!", shkruan Trump.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Sot ai mund të arrestohet./Dosja.al

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll