Bota

I ati para Gjykatës, djali i Donald Trump: Nënshkruani peticionin për të ndaluar persekutimin politik

Ish-presidenti amerikan ndodhet aktualisht në Manhattan para gjykatës dhe është deklaruar i pafajshëm.

4 Prill 2023, 21:10 Nga I.A
I ati para Gjykatës, djali i Donald Trump: Nënshkruani peticionin
Donald Trump Jr

SHBA- Djali i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr., u ka kërkuar njerëzve të nënshkruajnë një peticion të quajtur "Të ndalohet persekutimi politik të Donald Trump". Ish-presidenti amerikan ndodhet aktualisht në Manhattan para gjykatës dhe është deklaruar i pafajshëm. Përmes një mesazhi në faqen e tij në Twitter dhe Truth Social, Trump ka ngarkuar një peticion të Qendrës Amerikane për Ligjin dhe Drejtësinë (ACLJ), i cili ka më shumë se 69,000 nënshkrime.

 “Babai im, Presidenti Trump pritet të dalë sot në gjyq në orën 2:15. Nënshkruani peticionin për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të ndaluar persekutimin politik të Presidentit Trump dhe persekutimet e tjera politike, kjo i hap derën në të ardhmen!!! Mjaft! " ka shkruar në Twitter Donald Trump Jr.

Për çfarë akuzohet Trump?

Donald Trump doli para Gjykatës sot për manipulim pagesash. Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’./Dosja.al

donald trump jr. donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll