Bota

FOTO/ Qëndrim stoik dhe i fokusuar, dalin pamjet e para të Trump nga Gjykata

Vetëm pesë fotografë do të lejohen në sallën e gjyqit me Donald Trump përpara seancës dëgjimore dhe vetëm fotografitë e palëvizshme lejohen të bëhen.

4 Prill 2023, 20:51 Nga I.A
FOTO/ Qëndrim stoik dhe i fokusuar, dalin pamjet e para të Trump nga
Donald Trump

SHBA- Tani po shohim fotot e para të Donald Trump brenda sallës së gjyqit në Manhattan. Vetëm pesë fotografë do të lejohen në sallën e gjyqit me Donald Trump përpara seancës dëgjimore dhe vetëm fotografi lejohen të bëhen. Ekspertët parashikojnë që takimi i Trump me gjyqtarin të jetë i shkurtër, pasi ai dhe ekipi i tij ligjor tashmë kanë lexuar aktakuzën.

Për çfarë akuzohet Trump?

Donald Trump doli para Gjykatës sot për manipulim pagesash. Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’./Dosja.al

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll