Politike

Vendim i bundestagut dhe kriza politike, Basha taikim kokë më kokë me Kryemadhin

26 Shtator 2019, 18:53 Nga DOSJA
Vendim i bundestagut dhe kriza politike, Basha taikim kokë më

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në mbrëmje në selinë blu, ku ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Bashën.

Sipas informacioneve takimi  është zhvilluar në zyrën e kryedemokratit Basha dhe në qendër të diskutimit janë zhvillimet e fundit politike për zgjidhjen e krizës.

Burime bëjnë të ditur se takimi ka zgjatur rreth një orë dhe Basha dhe Kryemadhi kanë diskutuar rreth strategjisë që do ndjekë opozita për procesin e Reformës Zgjedhore.

Po ashtu mësohet se pjesë e diskutimit ka qenë dhe vendimi i Bundestagut gjerman dhe kushtet që i janë vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Ndërkohë nga ana tjetër në Gjermani, ka nisur diskutimi për Shqipërinë në Bundestag, ku do të vendoset nëse do rekomandohet hapja e negociatave apo jo.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi takimi basha-kryemadhi lulzim basha monika kryemadhi takimi basha-kryemadhi

Sondazh

Poll