Politike

Majko ‘një shekull mbrapa’, emigranti i zbulon gafën në foton e varrit të shqiptarit në Kanada

26 Shtator 2019, 16:32 Nga DOSJA
Majko ‘një shekull mbrapa’, emigranti i zbulon gafën

TIRANË– Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka bërë një gafë me datat teksa ka publikuar në rrjetet sociale foton e një varri të vjetër në Kanada që, sipas tij, dëshmon për praninë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut.

Më konrektisht kjo foto është shkrepur në Ottawa dhe tregon një varr të shekullit të 19-të.

Në statusin e tij, Majko shkruan krahas fotos se aty gjenden të dhëna për shqiptarin Sulejman Aliraj, lindur në Kaninë të Vlorës më 2 shkurt 1814 dhe ndarë nga jeta në Ottaëa, Kanada në vitin 1869.

Madje, sipas ministrit, mbi pllakën e varrit të vjetër shkruhet “Aroftë Shqipëria”.

Por një emigrant ka zbuluar gafën e ministrit Majko dhe këtë gjë ia ka treguar duke komentuar poshtë fotos. Sipas emigrantit, ministri ka vendosur datat gabim, pikërisht një shekull mbrapa.

Ky informacion eshte i pasakte. Datat perkatese jane 1914 dhe 1969 (te verifikuara ne vendodhjen e varrit ne fjale). Mbishkrimi lexon qarte “Rroft Shqiperia”,”- shkruan emigranti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gafa e pandeli majkos pandeli majko gafa e pandeli majkos pandeli majko

Sondazh

Poll