Politike

Rama takohet me zyrtarët e rëndësishëm të DASH: Mbështetës të reformave demokratizuese në Shqipëri

26 Shtator 2019, 16:42 Nga DOSJA
Rama takohet me zyrtarët e rëndësishëm të DASH:

SHBA- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot disa takime të rëndësishmë në SHBA. Rama shkruan në Facebook, se është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker dhe me të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Sipas numrit një të qeverisë të dy janë miq të kahershëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por nuk ka dhënë detaje se çfarë kanë biseduar.

Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian??????”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ndodhet në New York, ku ka marrë pjesë në asamblenë e e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rama gjatë vizitës së tij ka zhvilluar një takim me homologun e tij e grek, Kiriakos Mitsotakis dhe me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne new york philip reeker rama takohet me zyrtaret e dash rama takon palmer edi rama ne new york philip reeker rama takohet me zyrtaret e dash rama takon palmer

Sondazh

Poll