Politike

Pas Ramës, Cakaj takohet me Palmer: Dialog gjithëpërfshirës për Reformën Elektorale

26 Shtator 2019, 18:03 Nga DOSJA
Pas Ramës, Cakaj takohet me Palmer: Dialog gjithëpërfshirës

SHBA- Gjatë qëndrimit në New York, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të Ngarkuarin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në fokus të takimit ishin çështje që lidhen me situatën e brendshme në Shqipëri, zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të organizatave shumëpalëshe.

Lidhur me situatën e brendshme në Shqipëri bashkërisht nënvizuam nevojën për të pasur një dialog gjithëpërfshirës për reformën elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODHIR. Kjo është thelbësore për të përmirësuar edhe më tutje cilësinë e sistemit elektoral dhe, rrjedhimisht, demokracinë në Shqipëri në përgjithësi.”- u shpreh Ministri Cakaj në një reagim në Facebook.

Sa i përket çështjeve rajonale Ministri Cakaj u shpreh se pas Marrëveshjes së Prespës, çështja themelore në rajon është arritja e marrëveshjes përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë referenca e patjetërsueshme politike e diplomatike e Shqipërisë.”- shkruan Cakaj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cakaj ne shba gent cakaj matthew palmer cakaj ne shba gent cakaj matthew palmer

Sondazh

Poll