Bota

Gjyqi në Hagë/ Thaçi tha se liderë ndërkombëtarë ishin gati të dëshmonin në Speciale, avokati: Kemi ftuar disa figura të tjera, por nuk janë lejuar të dëshmojnë

Për këtë deklaratë të bërë nga ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, avokati Kehoe tha se ka ftuar disa figura të tjera të cilët kanë pasur lidhje me Kosovën por nuk janë lejuar më herët të dëgjohen nga Gjykata Speciale.

4 Prill 2023, 17:12 Nga a.l
Gjyqi në Hagë/ Thaçi tha se liderë
Hashim Thaçi

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim thaçi në fjalimin e tij para trupave gjykuese në Hagë, shprehu keqardhjen se për pafajësinë e tij nuk mund të dëshmojnë disa figura të larta kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mes të cilëve përmendi Ibrahim Rugovën, Madeleine Albright, Fehmi Aganin, Richard Hoolbroken, Adem Demaçin e të tjerë. 

Për këtë deklaratë të bërë nga ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, avokati Kehoe tha se ka ftuar disa figura të tjera të cilët kanë pasur lidhje me Kosovën por nuk janë lejuar më herët të dëgjohen nga Gjykata Speciale.

Gjatë fjalimit të tij, Thaçi, tha se ndien keqardhje për të gjitha viktimat dhe sërish u shpreh i pafajshëm. Thaçi tha se procesi gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Posaçme në Hagë, e hoqi “renë e zezë” mbi Kosovën, sa u përket pretendimeve për trafikim organesh nga pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ngritura nga ish senatori zviceran, Dick Marty.

kosova ne hage

Sondazh

Poll