Bota

Chollet pas takimit me Lajçak: SHBA-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Po ashtu, ai përmendi përkushtimin e SHBA-së në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Evropian.

4 Prill 2023, 17:11 Nga I.A
Chollet pas takimit me Lajçak: SHBA-ja mbështet dialogun
Miroslav Lajçak dhe Derek Chollet

BRUKSEL- Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka folur pas takimit me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak. Në një shkrim në Twitter, Chollet ka thënë se gjatë takimit është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, ai përmendi përkushtimin e SHBA-së në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Evropian.

“U kënaqa duke folur me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi Chollet.

Ndërkaq gjatë së martës në Bruksel është zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve. Lajçak, ka pritur në takime të ndara këtë të martë kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç.

derek chollet miroslav lajçak petar petkoviç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll