Bota

'Mbetëm luftëtarë pa komandant'/ Selimi në Hagë, tregon sakrificat në luftën kundër serbëve: UÇK-ja ishte e dobët, e painformuar dhe e paorganizuar

Selimi tha se UÇK-ja nuk i ishte përgjigjur Serbisë në të njëjtën mënyrë siç ajo kishte bërë në Kosovë, derisa shtoi se luftën nuk do ta zgjidhte as si profesion as si pasion, por i erdhi e imponuar nga brutaliteti serb mbi shqiptarët.

4 Prill 2023, 16:18 Nga a.l
'Mbetëm luftëtarë pa komandant'/ Selimi në
Rexhep Selimi

HAGË- Ish-deputetii Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka deklaruar para trupave gjykuese në Hagë sakrificat në luftën kundër serbëve, pasi UÇK-ja ishte një ushtri e paarmatosur dhe e paorganizuar. 

“Ishim të dobët, të paunifromuar dhe të paorganizuar. Mbetem luftëtarë pa komandant [Adem Jashari]. Disa ranë duke luftuar, e disa e mbijetuam luftën deri në përfundimin e saj. Donim ta kishim një ushtri të armatosur mirë, donim, por s’mundëm. Donim ta mundnim Serbinë, por s’mundëm pa ndihmën e shteteve tjera. U munduam për ta bërë këtë për të mbijetuar në vendin ku kishim lindur. S’kishim kazerma, por kishim shtëpi të familjeve. S’kishim akademi ushtarake. S’kishim uniforma. Disa i blenim disa i ngjyrosim vetë që të dukeshim si ushtarë. Rrobat e punëtorëve që të dukeshin si rroba të ushtarëve”, tha ai. 

Selimi tha se UÇK-ja nuk i ishte përgjigjur Serbisë në të njëjtën mënyrë siç ajo kishte bërë në Kosovë, derisa shtoi se luftën nuk do ta zgjidhte as si profesion as si pasion, por i erdhi e imponuar nga brutaliteti serb mbi shqiptarët.

Lufta s’është e mirë asnjëherë e as për askënd”.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

kosova ne hage

Sondazh

Poll