Bota

Kurti dhe Guerot bisedojnë për marrëveshjen e Ohrit dhe takimin e kryenegociatorëve në Bruksel

Zyra e Kryeministrit njofton se në takim diskutimet u zhvilluan mbi çështjet aktuale politike në vend me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

4 Prill 2023, 17:44 Nga I.A
Kurti dhe Guerot bisedojnë për marrëveshjen e Ohrit dhe takimin e
Olivier Guérot dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media njofton se në takim diskutimet u zhvilluan mbi çështjet aktuale politike në vend me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe format e mënyrat për thellimin e tyre.

“U bisedua po ashtu edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh”, thuhet në njoftim.

albin kurti olivier guérot

Sondazh

Poll