Bota

'Mijëra gra e vajza u dhunuan! Gjysma e popullsisë u dëbua'/ Selimi tregon masakrën e serbëve në Kosovë: Vranë fëmijët në gjirin e nënës

Ai ka kujtuar dhunën e mijëra grave dhe vajzve të pambrojtura, dëbimin me dhunë të gjysmës së popullsisë dhe djegien e strehave.

4 Prill 2023, 16:39 Nga a.l
'Mijëra gra e vajza u dhunuan! Gjysma e popullsisë u
Rexhep Selimi

HAGË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka sjellë në vëmendjen e trupave gjykues në Hagë masakrën që forcat serbe kanë kryer në Kosovë. Ai ka kujtuar dhunën e mijëra grave dhe vajzve të pambrojtura, dëbimin me dhunë të gjysmës së popullsisë dhe djegien e strehave. Serbët, gjithashtu, vranë në mënyrë të pamëshirshme foshnjat në gjirin e nënës. 

E nëse flasim për krime, le të flasim për krimet që në të vërtetë kanë ndodhur. Të flasim për të gjitha masakrat që kanë ndodhur në Kosovë. Le të flasin për masakrën e Reçakut, Mejës, Poklekut, Izbicës, Krushës apo edhe qindra masakra të tjera ku janë vrarë fëmijët edhe në gjirin e nënës. Lufta nuk është e mirë asnjëherë për askënd. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion, por ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb e si shoqëri, ndërkohë dhuna agresive dhe shtypja vazhdonte kundër popullatës në Kosovë. Serbia kreu qindra masakra ku siç të gjithë e dinë, vrau mbi 12 mijë shqiptarë pa kursyer gra, pleq e fëmijë e të sëmurë. Përveç vrasjeve, forcat serbe dhunuan mijëra vajza e gra të pambrojtura shqiptare. Ata dogjën me qindra e mijëra shtëpi. Dëbuan me dhunë më shumë se gjysmën e popullatës e ne nuk iu përgjigjëm në të njëjtën formë Serbisë”, është shprehur mes tjerash ai.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

 

kosova ne hage

Sondazh

Poll