4 Prill 2023, 16:09
Nga I.A
Joe Biden
SHBA- Anëtarësimi zyrtar i Finlandës në NATO u përshëndet nga presidenti amerikan Joe Biden. Gjatë fjalës së tij, Biden i dërgojë një mesazh Turqisë dhe Hungarisë për të shkurtuar procesin edhe për Suedinë. Duke lavdëruar anëtarësimin e Finlandës, Presidenti Biden vuri në dukje se ajo erdhi në 74 vjetorin e nënshkrimit të traktatit themelues të NATO-së.
“Sot e mirëpres me krenari Finlandën si aleatin e 31-të të NATO-s. Shtatëdhjetë e katër vjet më parë sot – ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe 11 kombe të tjera u bashkuan për të formuar Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, Presidenti Truman tha, “nëse ka ndonjë gjë të pashmangshme në të ardhmen, është vullneti i njerëzve të botës për liri dhe për paqe”. Sot, ky vullnet është më i fortë se kurrë me shtimin e Finlandës në NATO”, “Në maj 2022, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO. Të dy vendet kanë demokraci të forta me ushtri shumë të aftë, të cilët ndajnë vlerat dhe vizionin tonë për botën.
Më pak se një vit më vonë, ne mirëpresim Finlandën si anëtare, në procesin më të shpejtë të ratifikimit në historinë moderne të NATO-s. Mezi pres të mirëpres Suedinë si anëtare të NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur dhe inkurajoj Turqinë dhe Hungarinë që të përfundojnë proceset e tyre të ratifikimit pa vonesë. Kur Putini filloi luftën e tij brutale të agresionit kundër popullit të Ukrainës, ai mendoi se mund të copëtonte Evropën dhe NATO-n. Ai bëri një gabim. Sot jemi më të bashkuar se kurrë. Dhe së bashku, të përforcuar nga aleati ynë më i ri Finlanda – do të vazhdojmë të ruajmë sigurinë transatlantike, të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s dhe të përmbushim të gjitha sfidat me të cilat përballemi”, tha Biden.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas sulmit rus në Ukrainë dhe synuan që kjo të ndodhë në të njëjtën kohë. Antarësimi i një anëtari të ri duhet të miratohet nga të 30 vendet anëtare aktuale të NATO-s. Turqia dhe Hungaria fillimisht hezituan të ratifikojnë anëtarësimin e Finlandës. Javën e kaluar, parlamentet e këtyre dy vendeve ratifikuan anëtarësimin e Finlandës. Antarësimi i Suedisë aktualisht nuk është miratuar nga Turqia, e cila i ka kërkuar shtetit suedez që të ekstradojë disa persona që i konsideron si terroristë, por një gjykatë e lartë e këtij vendi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
joe biden finlanda antaresohet ne nato
Bota
4 Prill 2023, 16:09
a.l
Rexhep Selimi
HAGË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka marrë fjalën në senacën e sotme të gjykim...
Bota
4 Prill 2023, 16:00
a.l
Rexhep Selimi
HAGË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka mbajtur sot një fjalim në Gjykatën Specia...
Bota
4 Prill 2023, 15:43
a.d
Julia Wendell (majtas) & Madeleine McCann (djathtas)
BRITANI- Julia Wendell është 21-vjeçarja që ka bërë xhiron e rrjet...
Bota
4 Prill 2023, 15:53
a.l
Ben Emmerson
HAGË- Avokati mbrojtës i ish-kreparlamentarit Kadri Veseli ka vijuar me deklaratën e tij para trupave gjykuese në Hag&eum...
Bota
4 Prill 2023, 15:48
I.A
Jakov Milatoviç
MALI I ZI- Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, premtoi të përshpejtojë rrugën ...
Bota
4 Prill 2023, 15:28
I.A
Tank
UKRAINË- Tani pak e marrin seriozisht, për faktin e thjeshtë se është bërë një zakon, se sa herë q&e...
Bota
4 Prill 2023, 15:41
k.m.
Evan Gershkovic
Një grup gazetarësh të pavarur rusë dhe figura publike u kanë bërë thirrje autoriteteve që ta liro...
Bota
4 Prill 2023, 15:29
a.l
Ben Emmerson
HAGË- Avokati i ish-kreyparlamentarit Kadri Veseli i është përgjigjur akuzave të bërë nga Prokuroria seanc&...
Bota
4 Prill 2023, 15:32
k.m.
Foto ilustruese
Djali i një zyrtari të lartë rus, i arrestuar në Itali me kërkesë të Uashingtonit, u rishfaq në Rus...
Bota
4 Prill 2023, 15:22
a.l
Ben Hemmerson
HAGË- Vijon deklarata e Ben Emmerson, avokatit mbrojtës të Kadri Veslit ish-kreut të UÇK-së, i akuzuar ...