Bota

'Dallimet politike s'mund të përdoren kundër nesh si fakte juridike'/ Selimi në Hagë: Nuk kam frikë nga drejtësia por nga padrejtësia!

Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të përdoren si fakte kundër tij dhe ish-krerëve të UÇK-së, dallimet politike, pasi ata kanë patur rolin e bashkëluftëtarëve. 

4 Prill 2023, 16:09 Nga a.l
'Dallimet politike s'mund të përdoren kundër nesh si
Rexhep Selimi

HAGË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka marrë fjalën në senacën e sotme të gjykimit, ku ka deklaruar se nuk ka frikë nga drejtësia por nga padrejtësia. Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të përdoren si fakte kundër tij dhe ish-krerëve të UÇK-së, dallimet politike, pasi ata kanë patur rolin e bashkëluftëtarëve. 

Gjithmonë kam thënë dhe e përsëris. Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Dallimet dhe opinionet mes nesh nuk duhet të përdorën si fakte juridike, e po ashtu kundër neve të bashkakuzuarve.  Kam shumë besim se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së se jemi të pafajshëm. Unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi”, tha ai. 

Selimi tha se në atë kohë donin që UÇK-ja të ishte një ushtri e armatosur mirë dhe e organizuar, por se këtë s’arritën ta bëjnë.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

rexhep selimi kosova ne hage

Sondazh

Poll