Bota

'Aktakuzat janë pa fakte'/ Rexhep Selimi dëshmon në Gjykatën e Hagës: Jam i pafajshëm! Në vitet '90 isha student, serbët na dëbuan nga konviktet

Selimi ka treguar për krimet serbe që janë bërë gjatë viteve të 90-të.

4 Prill 2023, 16:00 Nga a.l
'Aktakuzat janë pa fakte'/ Rexhep Selimi dëshmon në
Rexhep Selimi

HAGË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka mbajtur sot një fjalim në Gjykatën Speciale në Hagë, dita e dytë e gjyqit ndaj tij dhe dita e mbrojtjes për 4-ish-krerët e UÇK-së. Ai pretenduar sërish pafajsëinë e tij para trupave gjykuese pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që fakton se ai ka kryer krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit si anëtar i UÇK-së. Selimi ka treguar për krimet serbe që janë bërë gjatë viteve të 90-të.

“Ka dy vite e gjysmë që jam njoftuar për ngritjen e aktakuzave, të cilën nuk e prisja. Natyrisht tani ja ku jemi, e konsiderojmë si të përpiluar pa fakte dhe argumente, prandaj sërish deklarohem se nuk kam të bëjë asgjë me krimet e pretenduara në aktakuzë. Në vitet e 90-ta, isha student, si kudo në Kosovë edhe në Universitet u ushtrua dhunë, më kujtohet kur na dëbuan nga konviktet, më 16 mars 1999 shihje forcat serbe që nuk linin studentët askund në fakultete, shqiptarët u larguan nga puna e kudo tjetër. U mbyllë televizioni shqiptar, dhuna përshkallëzohej”, u shpreh ai.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

rexhep selimi kosova ne hage

Sondazh

Poll