Bota

'Pas 25 vitesh Kosova ende gëlon nga thashethemet'/ Mbrojtja e Veselit: Disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK për qëllime politike

Sipas avokatit, UÇK-ja ishte formuar në pranverën e vitit 1998 dhe kishte anëtarë të pastërvitur.

4 Prill 2023, 15:53 Nga a.l
'Pas 25 vitesh Kosova ende gëlon nga thashethemet'/ Mbrojtja e
Ben Emmerson

HAGË- Avokati mbrojtës i ish-kreparlamentarit Kadri Veseli ka vijuar me deklaratën e tij para trupave gjykuese në Hagë. Emmerson ka thënë se disa person aknë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK për qëllime politike, ndërsa disa të tjerë kanë shmangur ngjarjet e luftës pasi ishin të dyshimta dhe ata rrezikonin një ditë të dilnin para gjykatës. 

25 vjet pas traumës dhe masakrave dhe trazirave të shkaktuara, Kosova vijon të jetë vend ku gëlon thashetheme, ku qarkullojnë zëra, pretendime dhe kundërpretendime… Elemente të kësaj kulture ka shekuj, por vijojnë edhe kësaj dite. Disa persona e kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK shpesh për qëllime të aktualitetit politik të ditës, por të tjerë janë përpjekur të distancohen nga ngjarjet, sepse e kanë ditur se disa prej veprimeve të tyre kanë qenë të dyshimta, dhe mund të dilnin një ditë para një gjykate penale”, ka shtuar ai.

Sipas avokatit, UÇK-ja ishte formuar në pranverën e vitit 1998 dhe kishte anëtarë të pastërvitur.

Në një ushtri guerile që u formua në mënyrë të shpejt në pranverën e vitit 98 dhe që përbehej nga civilë shqiptarë me armatime të pakta dhe të pastërvitur, u bënë orvatje që UÇK-ja të paraqitet si një gjë më e organizuar, më e unifikuar dhe më efektive”, është shprehur avokati i Veselit. 

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

kosova ne hage

Sondazh

Poll