Bota

'UÇK ka keqtrajtuar zyrtarë të LDK-së'/ Avokati i Veselit i përgjigjet akuzave të Prokurorisë: Ka pasur konflikte, por jo politikë përndjekjeje ndaj tyre

Ai tha se ka pasur konflikte për shkak të qëndrimeve të ndryshme mes tyre por asnjëherë një politikë përndjekjeje ndaj LDK-së. 

4 Prill 2023, 15:29 Nga a.l
'UÇK ka keqtrajtuar zyrtarë të LDK-së'/ Avokati
Ben Emmerson

HAGË- Avokati i ish-kreyparlamentarit Kadri Veseli i është përgjigjur akuzave të bërë nga Prokuroria seancën e djeshme, sipas së cilës UÇK ka keqtrajtuar dhe përndjekur zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ben Emmerson hodhi poshtë akuzat duke argumentuar se FARK-u ishte përfshirë në UÇK dhe se shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin anëtarë të LDK-së. Ai tha se ka pasur konflikte për shkak të qëndrimeve të ndryshme mes tyre por asnjëherë një politikë përndjekjeje ndaj LDK-së. 

Ky është një mendim krejt i ndryshëm nga ajo që ka ndodhur në terren, ku shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin në fakt anëtarë të LDK-së. Tani, konflikte, dallime në mendime ka pasur, si në çdo rast kur bashkohen dy forca politike. Por asnjëherë nuk ka pasur një politikë përndjekjeje ndaj LDK-së”, tha Emmerson.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

kosova ne hage ben emmerson

Sondazh

Poll