Bota

Oficeri rus që dezertoi në Turqi zbulon frikën e Putinit: Ai e ka tmerr COVID-19, fshihet! Truprojat e quajnë 'boss', e ardhurojnë!

Gleb Karakulov i bën thirrje Perëndimit të bëjë gjënë e duhur për ta ndëshkuar siç e meriton, pasi i shpalli luftë Ukrainës. Ai pretendon se presidenti rus është aq paranojak për sigurinë e tij, saqë preferon të qëndrojë i izoluar "në bunkerin e tij". Kjo pasi ka frikë nga vdekja për shkak të pandemisë së koronavirusit.

4 Prill 2023, 15:08 Nga k.m.
Oficeri rus që dezertoi në Turqi zbulon frikën e Putinit: Ai e ka
Vladimir Putin

TURQI- Një oficer rus, anëtar i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), dezertoi në Turqi për t'i shpëtuar presidentit Vladimir Putin, të cilin nuk heziton ta quajë "kriminel lufte". Gleb Karakulov i bën thirrje Perëndimit të bëjë gjënë e duhur për ta ndëshkuar siç e meriton, pasi i shpalli luftë Ukrainës. Ai pretendon se presidenti rus është aq paranojak për sigurinë e tij, saqë preferon të qëndrojë i izoluar "në bunkerin e tij". Kjo pasi ka frikë nga vdekja për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Siç bën me dije dezertori rus, Putin dridhet nga ideja se do të vritet nga armiqtë e tij dhe zgjedh të qëndrojë "në bunkerin e tij" në vend që të udhëtojë si dikur. “Dossier”, e cila zbulon dëshminë e oficerit rus, duke theksuar se ai është dezertori i rangut më të lartë, deri më tani, nga rrethi i brendshëm i sigurisë së Putinit. Karakulov, një inxhinier me profesion, pretendon se kishte akses në bisedat private të presidentit rus.

“Truprojat e tij e quajnë “bos”, e adhurojnë dhe e ndjekun kudo. Paranojën e liderit rus e tregon edhe fakti se ai nuk përdor kurrë celular. Në të gjitha vitet e shërbimit, nuk e kam parë asnjëherë me celular dhe as nuk e ka përdorur internetin. Ai merr informacion vetëm nga rrethi i tij i ngushtë, që do të thotë se ai nuk është mjaft i informuar. Kjo do të thotë se njohuritë e tij për ngjarjet filtrohen përmes shërbimeve të inteligjencës dhe asaj që ai shikon në televizionin rus të kontrolluar nga shteti."

Ai shton se Putini ka një fobi ndaj pandemisë së koronavirusit.

“Ne kemi ende një president që ende izolohet. Duhet të respektojmë një karantinë të rreptë për dy javë para çdo takimi, edhe ato që zgjasin 15 deri në 20 minuta. Ka një grup këshilltarësh që e kanë kaluar këtë karantinë dyjavore,”-shpjegon ai. 

Lidhur me thashethemet që qarkullojnë për shëndetin e brishtë të Putinit, Karakulov nuk dha informacion të qartë nëse lideri rus vuan nga kanceri apo ndonjë sëmundje tjetër e rëndë.

"Nëse ai ka probleme shëndetësore, ato duhet të jenë për shkak të moshës së tij... Por nuk është asgjë shumë serioze, mendoj."

Karakulev gjithashtu theksoi se ai e kishte shoqëruar Putinin në disa udhëtime pune para vitit 2020. Sa i përket jetës personale të Putinit, 35-vjeçari rus duket se nuk dinte shumë për të dashurën e tij 39-vjeçare, gjimnasten Alina Kabaeva dhe fëmijët që ata kanë bashkë. Megjithatë, ai konfirmoi se Putini zotëron, ndër të tjera, një pallat prej 1 miliard paund në rajonin e Detit të Zi të Gelendzhik dhe një jaht, të quajtur "Scheherazade".

vladimir putin gleb karakulov

Sondazh

Poll