Bota

Përplasja e trenit në Holandë/Pamje nga momentet e para pas aksidentit, dëshmitarët: Pamë tmerr, dritat u fikën dhe…

Pasagjerët shihen duke u përpjekur të hapin derën e vagonit për të dalë, ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë.

4 Prill 2023, 14:50 Nga f.i
Përplasja e trenit në Holandë/Pamje nga momentet e para pas
Treni i aksidentuar në Holandë

HOLANDË- Pasagjerët e trenit të aksidentuar në Holandë kanë rrëfyer momentet tronditës të përplasjes së trenit me makininën e ndërtimit ku si pasojë një person ka humbur jetën. Në videon e parë të siguruar nga mediat e huaja pas aksidentit pasagjerët shihen duke u përpjekur të hapin derën e vagonit për të dalë, ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë.

“Ishte si një film. Pamë tmerr. Dritat u fikën, u errësua, njerëzit po përpiqeshin të dilnin nga treni. Pashë tre persona të plagosur,- tha një nga pasagjerët Anëar Akrouh.

'Ishte një goditje e madhe. Ne dëgjuam shkëputjen e vagonit”, -tha një nga dëshmitarët, i quajtur Denis.

Një person ka humbur jetën dhe 30 pasagjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së trenit që transportonte rreth 50 persona me makinën e ndërtimit. Pas përplasjes, vagoni i parë i trenit doli nga shinat dhe më pas dy vagonë të tjerë u përfshinë nga flakët. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Voorschoten, rreth 55 km në jug të kryeqytetit Amsterdam.

perplaset treni ne holand

Sondazh

Poll