Politike

Votimi i Bundestagut/ Balla takon sekretarin e CDU:  Shqipëria mirënjohëse Kancelares Merkel

26 Shtator 2019, 15:44 Nga DOSJA
Votimi i Bundestagut/ Balla takon sekretarin e CDU:  Shqipëria

GJERMANI- Përpara votimit sot në mbrëmje në Seancën Plenare të Bundestagut, Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, u prit në një takim në Selinë Qendrore të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU Paul Zemiak.

Në takim, Balla tha se me mbështetjen e Gjermanisë dhe BE, po ashtu edhe të SHBA, Shqipëria po ndërton një sistem të ri të drejtësisë.

Sipas Ballës, Gjermania është mbështetësi kryesor i Projektit EURALIUS, i cili ka krijuar kushtet për implementimin e reformës së drejtësisë.

“Shqipëria i është mirënjohëse Kancelares Angela Merkel  dhe Grupit Parlamentar të CDU për të mbështetur vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale për të miratuar në Këshillin Europian të 17-18 Tetorit fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, bashkëndamë vlerësimin se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit. Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma po shpërblehet dhe është frytdhënës.

Pak ditë më parë Bundestagu gjerman publikoi raportin, ku theksoi mjaft qartë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë politike dhe se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nëntë kushtet kryesore dhe pa u zgjidhur kriza. Një ndër pikat kryesore është procedimi penal për ata që janë përfshirë në blerje votash dhe një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Menjëherë pas këtij vendimi, Rama bëri një status në rrjetet sociale ku falënderonte Gjermaninë për vendimin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be paul zemiak. taulant balla vendimi i bundestagut per shqiperine votimi ne bundestag negociatat me be paul zemiak. taulant balla vendimi i bundestagut per shqiperine votimi ne bundestag

Sondazh

Poll