Politike

Incidenti i Rudina Hajdarit me të riun e PD në Shkodër, Patozi: S’kanë faj, e dinë që opozita është leje ndërtimi

26 Shtator 2019, 14:08 Nga DOSJA
Incidenti i Rudina Hajdarit me të riun e PD në Shkodër, Patozi:

TIRANË– Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në shkollën ‘Shejnaze Juka’, ku një i ri demokrat është future në shkollë dhe ka pretenduar t’i prishë aktivitetin deputetes Rudina Hajdari.

Në një postim në Facebook, Patozi i del në krah Hajdarit, duke e cilësuar veprimin e të riut, anëtarë i forumit rinor të PD, si e vetmja gjë që u ka ngelur të bëjnë, pasi ata e cilësojnë partinë si prona a leje ndërtimi.

Statusi i plotë i Astrit Patozi:

NUK KANË FAJ, E DINË QË OPOZITA ËSHTË PRONË OSE LEJE NDËRTIMI

Janë më shumë të marrë, se sa të poshtër, dhe për këtë nuk duhen marrë asnjëherë seriozisht.
Ata mendojnë se opozita është pronë, leje ndërtimi apo tender, që ka nevojë patjetër për firmën e tyre, sepse vetëm kështu e konceptojnë politikën dhe atë që vjen prej saj.
Ndaj edhe mos u çudisni, kur të shikoni skena të neveritshme si ajo me atë trimin nga Shkodra, që i hakërrehej Rudina Hajdarit se përse ajo nuk e njihte tamam babain e vet, ashtu si ai vetë.
Në fakt është e vetmja gjë që u ka ngelur për të bërë, pas një serie të pashembullt revolucionesh të premtuara, të cilat, ose nuk kanë shpërthyer kurrë, ose kanë ngrënë bijtë e vet.
Është një reagim i ngjashëm me ato bishat e uritura, të cilat në ruajtje të territorit, që u zvogëlohet përditë, shenjojnë duke përmjerrur hapësirën e tyre, ku nuk duhet të shkelin të tjerët.
Në shqip mund të thuhet edhe “tokë e xanun”.

Ditën e sotme, një incident ka ndodhur në takimin e Hajdarit në Shkodër. Një prej nxënësve të shkollës ‘Shejnaze Juka’ i ka thënë se ajo nuk e njeh të atin e saj Azem Hajdarin dhe se mbron kryeministrin Edi Rama. Hajdari e ka kaluar incidentin me humor dhe i ka bërë thirrje të rinjve që të mos ndikohen nga politika.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi incidenti i rudina hajdarit astrit patozi incidenti i rudina hajdarit

Sondazh

Poll