Politike

PD mbledh të dielën kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar, çfarë do të diskutohet

26 Shtator 2019, 15:43 Nga DOSJA
PD mbledh të dielën kryesinë e partisë dhe grupin

TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë këtë të dielë në orën 11:00 kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar. 

Mësohet se në fokus të kësaj mbledhje do të jetë Reforma Zgjedhore dhe aksioni opozitar, i cili ende pritet të vijojë. 

Në tryezën e djeshme, të thirrur nga ambasadori i OSBE-së, Bernd Bochard, i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso. Ky i fundit kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme ekstraparlamentare për të realizuar reformën zgjedhore.

Opozita e bashkuar edhe pse jashtë parlamentit ka shprehur angazhimin e saj për mbështetjen e Reformës Zgjedhore. Nga ana e tij edhe kryeministri Edi Rama i ka ftuar disa herë palët që të ulen në dialog. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd bochard pd mbledh kryesine tryeza per reformen zgjedhore bernd bochard pd mbledh kryesine tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll