Bota

Gjyqi i Hagës/ Mbrojtja: Thaçi s’kishte kontroll në UÇK, e kërcënonin me jetë para se të nënshkruante ‘Rambujenë’

Avokati i Hashim Thaçit, ka deklaruar se Thaçi nuk kishte më kontrollin e UÇK-së dhe kjo u dëshmua në procesin e negocimit të marrëveshjes së Rambujesë, prej së cilës ai është kërcënuar me jetë.

4 Prill 2023, 11:00 Nga f.i
Gjyqi i Hagës/ Mbrojtja: Thaçi s’kishte kontroll në
Gregory Kehoe

KOSOVË- Sot, në ditën e dytë të gjyqit, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka nisur deklaratat hyrëse për rastin e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka deklaruar se Thaçi nuk kishte më kontrollin e UÇK-së dhe kjo u dëshmua në procesin e negocimit të marrëveshjes së 'Rambujesë', prej së cilës ai është kërcënuar me jetë.

'Sa i takon aftësisë të Thaçit për të nënshkruar marrëveshjen e Ramubjesë, kjo vjen për shumë arsye. Kjo vjen sepse duhej autorizimi i Adem Demaçit. Gjatë konferencës, Thaçi u largua nga Rambuje për të marrë miratimin e Demaçin. Sepse ishte kundër, nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës",-deklaroi avokati. 

'Ti nuk po më kupton, nëse pranoj do kthehem në shtëpi dhe do të më vrasin”- kishte thënë Thaçi.

"Komandantët e zonës kanë kërcënuar që të mos bëhej nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë ndryshe do të kishte pasoja. Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në e bënin komandantët e zonave.  Thaçi po përpiqej të përparonte pozicionin e UÇK-së dhe ti jepte fund luftës. Nuk nënshkroi pa aprovimin e komandantëve të zonës.’- tha avokati.

Kujtojmë se një ditë më parë, të hënën, u dëgjuan Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa sot do të mbajë fjalën, secili nga ekipet e mbrojtjes.

kosova ne hage

Sondazh

Poll