Bota

U qëllua me armë nga nxënësi 6-vjeçar, mësuesja në Virxhinia: Padi 40 milionë dollarë për zyrtarët e shkollës

Zwerner po kërkon dëmshpërblim për dëmtime të përhershme trupore, dhimbje fizike, ankth mendor, fitime të humbura dhe dëme të tjera. Zwerner po kërkon dëmshpërblim për dëmtime të përhershme trupore, dhimbje fizike, ankth mendor, fitime të humbura dhe dëme të tjera.

4 Prill 2023, 09:29 Nga f.i
U qëllua me armë nga nxënësi 6-vjeçar, mësuesja
Abigail Zwerner

SHBA- Një mësuese e shkollës në Virxhinia, e cila u qëllua me armë nga nxënësi i saj 6-vjeçar, ka ngritur një padi prej 40 milionë dollarësh kundër zyrtarëve të shkollës. BBC raporton se në padinë e ngritur nga mësuesja thuhet se drejtuesit e shkollës ishin në djeni që fëmija ka qenë problematik dhe kishte shfaqur edhe më përpara shenja dhune.

Abigail Zwerner, 25 vjeç, u qëllua me armë në 6 janar në dorë dhe në pjesën e sipërme të gjoksit. Mësuesja u dërgua menjëherë në spuitalë ku kreu dhe katër operacione si pasojë e plagëve të mara. Zwerner po kërkon dëmshpërblim për dëmtime të përhershme trupore, dhimbje fizike, ankth mendor, fitime të humbura dhe dëme të tjera.

Sipas hetuesve, djali i paidentifikuar 6-vjeçar mësohet se e kishte pistoletën nga nëna e tij dhe e kishte vendosur në çantën e shkollës. Familja e 6-vjeçarit ka thënë se djali i tyre ka një "aftësi të kufizuara" dhe rrallë herë ka ndjekur meësimin në shkollë pa qenë i pranishëm një nga prindërit e tij.

Mbas ngjarjes drejtori i shkollës në Virxhinia u shkarkua nga bordi dhe ndihmësdrejtoresha dha dorëheqjen. Hetimi vazhdojnë dhe deri tani i mituri akoma nuk është akuzuar.

mesuesja ne shba abigail zwerner

Sondazh

Poll