Bota

Shkoi dhe i takoi kundërshtarin, Erdogan "tërbohet" me ambasadorin amerikan Jeffrey Flake: Përdor trurin! DASH e sqaron

Departamenti i Shtetit, nga ana e tij, theksoi se takimi i Flake me kreun e opozitës dhe kandidatin për president, Kemal Kilinçaroglu, u zhvillua në kuadër të detyrave diplomatike të ambasadorit amerikan.

4 Prill 2023, 09:13 Nga k.m.
Shkoi dhe i takoi kundërshtarin, Erdogan "tërbohet" me
Rexhep Tajip Erdogan

ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të hënën se nuk do të presë më ambasadorin amerikan Jeffrey Flake pasi diplomati amerikan u takua me liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu, disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit.

“Kjo nuk rruga e duhur, përpiquni të përdorni pak trurin tuaj. Ju jeni një ambasador. Përpiquni të përdorni trurin. Kontakti juaj këtu duhet të jetë presidenti. Si ambasador duhet të dish rolin tënd. Si guxoni të kërkoni një takim me presidentin? Dyert tona janë të mbyllura për të,”- tha Erdogan dje, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Turqisë, Anadolu.

Departamenti i Shtetit “sqaron” Erdoganin

Departamenti i Shtetit, nga ana e tij, theksoi se takimi i Flake me kreun e opozitës dhe kandidatin për president, Kemal Kilinçaroglu, u zhvillua në kuadër të detyrave diplomatike të ambasadorit amerikan. Në veçanti, në njoftimin e përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit thuhet: Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara jashtë vendit takohen rregullisht me anëtarë të qeverisë dhe medias, parti të ndryshme politike, shoqëri civile dhe kolegë diplomatë si pjesë e detyrave të tyre diplomatike që lidhet me të kuptuarit e zhvillimeve në vendet e misionit të tyre. E njëjta gjë vlen edhe për ambasadorin Flake në Turqi.

Kilicdaroglu është kundërshtari i zotit Erdogan në zgjedhjet presidenciale të 14 marsit dhe, sipas sondazheve, ka një shans për të pasuar presidentin Erdogan, i cili ka qenë në pushtet - fillimisht si kryeministër, pastaj si president - për më shumë se 20 vjet. 

rexhep tajip erdogan jeffrey flake

Sondazh

Poll