Bota

Aleati i Putinit akuzon liderët perëndimorë: I keni duart me gjak

Volodin ndër të tjera tha se vrasja e blogerit të shquar të luftës Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg gjatë fundjavës ishte një "akt terrorist" i kryer nga Kievi.

4 Prill 2023, 08:31 Nga f.i
Aleati i Putinit akuzon liderët perëndimorë: I keni duart me gjak
Vyacheslav Volodin

RUSI- Kryetari i parlamentit rus Vyacheslav Volodin, tha ditën e sotme se liderët perëndimorë kanë gjak në duart e tyre për mbështetjen e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy. Reuters raporton se sipas Volodin mbështetja ndaj Ukrainës ka çuar në krijimin e një "shteti terrorist" në qendër të Evropës.

Volodin ndër të tjera tha se vrasja e blogerit të shquar të luftës Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg gjatë fundjavës ishte një "akt terrorist" i kryer nga Kievi.

"Mbështetja e Uashingtonit dhe Brukselit për autoritetet e Kievit ka çuar në krijimin e një shteti terrorist në qendër të Evropës. Gjaku i të vdekurve dhe të plagosurve është në duart e presidentit amerikan Joe Biden, presidentit Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe krerëve të tjerë të shteteve që mbështesin regjimin Zelenskiy,"-tha Volodin.

vyacheslav volodin vladimir putin volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll