Bota

Daçiç: Prishtina do të bëjë gjithçka për të penguar formimin e Asociacionit

Duke folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, Daçiç theksoi se nga ato “vija të kuqe” nuk ka devijime, sepse kjo është politika shtetërore e Serbisë.

4 Prill 2023, 10:51 Nga f.i
Daçiç: Prishtina do të bëjë gjithçka
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Kosova do të bëjë gjithçka për të penguar formimin e Asociacionit. Ndër të tjera Daçiç shprehu se në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Beogradi mund të zbatojë vetëm atë që ka marrë si obligim.

Duke folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, Daçiç theksoi se nga ato “vija të kuqe” nuk ka devijime, sepse kjo është politika shtetërore e Serbisë. I pyetur nëse këtë herë “presionet” e Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha të Amerikës, do të luajnë rol vendimtar në formimin përfundimtar të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai theksoi se “është një fakt shumë pozitiv".

“Ne e dimë se ata do të bëjnë gjithçka për të penguar formimin e Asociacionit dhe kjo hedh një re të madhe dyshimi mbi qëllimet e tyre të mira”,- theksoi kryediplomati serb.

Më 29 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë në një intervistë për Radio Televizionin Dukagjini, ka treguar se kush është ekipi që do ta shkruajë statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që do të vetëmenaxhojë me serbët e Kosovës.

“Është e vërtetë që duhet të dihet mirë statusi i ekipit menaxhues para se ata të draftojnë statute për vetëmenaxhim. Këtë ekip e përbëjnë gjashtë veta, të cilët janë emëruar në shtatorin të vitit 2020 dhe vendimin për këtë e ka bërë Goran Rakiç. Këta janë dy serbë nga veriu, dy nga jugu, shefi i OSBE-së dhe ministri i Administrimit të Pushteti Lokal. Ky ekip menaxhues do të duhej ta draftojë statutin e Asociacionit”,- deklaroi Kurti.

ivica daçiç

Sondazh

Poll