Bota

Mbyllet seanca e parë e gjyqit ndaj ish-udhëheqësve të luftës, Kryetari i trupit gjykues: Nesër flasin avokatët

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nesër do të vazhdojë gjykimi me deklaratat hyrëse të avokatëve të të akuzuarve.

3 Prill 2023, 17:02 Nga a.l
Mbyllet seanca e parë e gjyqit ndaj ish-udhëheqësve të
Gjykata Speciale në Hagë

HAGË- Është mbyllur seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nesër do të vazhdojë gjykimi me deklaratat hyrëse të avokatëve të të akuzuarve. 

Sot mbyllim seancën publike. Takohemi nesër më 4 prill në orën 09:00 paradite për të vazhduar me deklaratat hyrëse të Mbrojtjes. Fillojmë me Mbrojtjen e Thaçit”, tha Smith.

Prokuroria sot pati pesë orë kohë që të paraqes deklaratën hyrëse. Në të, pati shumë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2023, 16:51 k.m.

Hapet shkolla për barinj në Itali

Foto ilustruese ITALI- Në Itali hapet shkolla e parë e barinjve. Kështu parashikon projekti “Shep for bio” i financuar në k...