Bota

Hapet shkolla për barinj në Itali

Nga 167 aplikimet e pranuara, në intervistë janë pranuar 54 persona, nga të cilët 41 janë paraqitur për intervistë.

3 Prill 2023, 16:51 Nga k.m.
Hapet shkolla për barinj në Itali
Foto ilustruese

ITALI- Në Itali hapet shkolla e parë e barinjve. Kështu parashikon projekti “Shep for bio” i financuar në kuadër të programit European Life, falë të cilit do të nisë së shpejti shkolla e parë e blegtorisë në Itali.

Sipas mediave italiane, nga 167 aplikimet e pranuara, në intervistë janë pranuar 54 persona, nga të cilët 41 janë paraqitur për intervistë. Megjithatë, vetëm një e pesta e pastorëve aspirues do të jenë në gjendje të fillojnë studimet, sepse ka vetëm tetë vende të disponueshme, të shtuara në krahasim me gjashtë të parashikuara fillimisht.

Në mesin e 8 personave të përzgjedhur janë 4 djem dhe 4 vajza, shtatë janë nën tridhjetë dhe vetëm një është nën 40 vjeç.

Ata vijnë nga Toscana, Emilia-Romagna, Liguria, Marches dhe Lombardia. Kursi është plotësisht falas për të gjithë pjesëmarrësit. Mësimet teotike do të zhvillohet në fundjavë, ndërsa ato praktike në fermat e bashkisë. Shkolla ka si objektiv promovimin e blegtorisë në zonat rurale dhe malore dshe do të ndahet në 4 cikle trajnimi midis viteve 2023-2027.

itali

Sondazh

Poll