Bota

'I identifikuan si Rugovistë'/ Prokurori: Thaçi dhe Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit, i keqtrajtuan se ishin spiunë

 Prokurori pohon se Hashim Thaçi e Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë.

3 Prill 2023, 16:31 Nga a.l
'I identifikuan si Rugovistë'/ Prokurori: Thaçi dhe Sabit
James Pace

HAGË- Vijon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Prokurori i Gjykatës Speciale, James Pace ka deklaruar se Thaçi dhe 3 të tjerët kanë ndaluar disa persona, pasi pretendonin se ishin bashkëpunëtorë të serbëve. Pace shtoi se i ndaluari ka pranuar akuzat për t'i shpëtuar torturave të mëtejshme. Prokurori pohon se Hashim Thaçi e Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë.

Hashim Thaçi dhe Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë, duke i kërkuar që të nënshkruanin deklaratat për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe duke kërkuar të heqin dorë nga LDK-ja dhe të jepnin dorëheqje nga të gjitha funksionet parlamentare…Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u keqtrajtuan se ishin spiunë apo simpatizantë të presidentit Rugova dhe të LDK-së. U morën në pyetje për mbështetje të LDK-së dhe për kundërshtimin e UÇK-së”, shprehet prokurori.

Në fillim të fjalimit të tij, ai tha se ka pasur raste kur dy nga të ndaluarve u është kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale.

Do të dëgjoni se dy prej të ndaluarve ju tha të kryenin marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin, të ndaluarit rrahën përpara njëri-tjetrit, dhe kur një i ndalur kërkoi të pinte ujë e detyruan të pinte hollues boje.  Në qershor 1998 dy kundërshtarë që ishin arrestuar dhe marrë në pyetje dhe në një rast rrahur rëndë prej anëtarëve të LPK-së. I çuan pastaj në drejtim të shtabit të përgjithshëm të UCK-së. Është dëshmia e një gruaje e cila e pa të birin pasi e kishin ndaluar, trupi ishte me shenja mavijosje dhe i rrahur. Kufomat e disa prej viktmave të zhdukur me forcë nuk janë gjetur më kurrë, krahas akuzave për burgim e arrestim, akte të tjera çnjerëzore, të akuzuarit akuzohen edhe me përndjekje. Dallimet mes viktimave ishin krahas moshës, përkatësisë etnike dhe profesioneve dhe kohëzgjatjes së ndalimeve. Të ndaluarit që u mbajtën në qendra ndalimi, gjatë tërë kohës janë marrë në pyetje. Ata që përceptoheshin si kundërshtarë që bashkëpunonin me forcat ushtarake e ish-Jugosllavisë”, tha ai.

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll