Bota

Stano: Nesër bisedohet mbi hapat e parë për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Gjatë një konference për mediat, Stano tha se dyja palët duhet të angazhohen që të krijojnë një atmosferë të pajtimit dhe të nisin zbatimin e shpejtë të zotimeve që janë marrë.

3 Prill 2023, 16:52 Nga I.A
Stano: Nesër bisedohet mbi hapat e parë për implementimin e
Peter Stano

BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka deklaruar se nesër mbahet mes të kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç. Gjatë një konference për mediat, Stano tha se dyja palët duhet të angazhohen që të krijojnë një atmosferë të pajtimit dhe të nisin zbatimin e shpejtë të zotimeve që janë marrë.

“Asnjë krizë nuk do të zgjidhet vetëm duke rënë dakord për diçka. Bëhet fjalë për zbatimin dhe Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe i vendosur për të bërë presion për fillimin e zbatimit. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe kaq i vendosur për të bërë presion tek të dyja palët për të filluar me seriozitet zbatimin. Dhe kjo është ajo që do të ndodhë nesër në Bruksel. Hapat e parë në zbatim do të diskutohen dhe kjo është ajo që pret Bashkimi Evropian”, tha Stano.

Takimi në Ohër

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

peter stano petar petkoviç besnik bislimi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll