Bota

Pushtuesit rus i mbajtën të mbyllur 27 ditë në bodrum, Zelensky viziton ukrainasit e fshatit Yahidne

Presidenti gjatë fjalimit tha se të burgosurit në errësirë ​​shkruanin në mure emrat dhe datat e vdekjes së bashkëfshatarëve, për të mos harruar.

3 Prill 2023, 16:30 Nga f.i
Pushtuesit rus i mbajtën të mbyllur 27 ditë në bodrum,
Zelensky

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka vizituar skenat e krimit të pushtuesve rusë në fshatin Yahidne. Mediat e huaja raportojnë se 400 banorë të fshatit Yahidne u mbajtën në një bodrum shkolle, nën pushtimin rus, për 27 ditë.

Në mesin e pengjeve kishte 50 fëmijë, duke përfshirë foshnja, ku më i vogli ishte një muajsh e gjysmë. Njëmbëdhjetë persona humbën jetën, duke mos mundur të përballojnë kushtet çnjerëzore.

“Ata ishin në bodrum për 27 ditë. Mbijetuan në këmbë dhe ulur. Njëmbëdhjetë njerëz, për fat të keq, vdiqën. Dhe të gjithë këta njerëz disi jetuan në errësirë ​​dhe prisnin kthimin e Ukrainës,"- tha Zelensky.

Presidenti gjatë fjalimit tha se të burgosurit në errësirë ​​shkruanin në mure emrat dhe datat e vdekjes së bashkëfshatarëve, për të mos harruar. Zelenskyy falënderoi gjithashtu banorët dhe autoritetet vendase që luftuan për jetën e tyre çdo ditë gjatë pushtimit rus.

Ka kaluar një vit që kur Rusia pushtoi Ukrainën duke shkaktuar një konflikt që ka vazhduar të ndryshojë botën. Ukraina që nga 24 shkurti i vitit 2022 është në luftë. Për muaj më radhë banorët e Ukrainës janë përballur me ndërprerje dhe mungesë të energjisë elektrike, sidomos gjatë dimrit. Shumë banorë janë larguar nga shtëpitë dhe qytetet ku banonin për të shpëtuar jetën.

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll